Vladimir Putin e Recep Tayyip Erdogan – dy liderët më të favorizuar në Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

Instituti amerikan IRI së fundmi ka publikuar një sondazh për vendet për Ballkanit Perëndimor për vitin 2022.

Në mesin e shumë pyetjeve që ky institut ka parashtruar për qytetarët e vendeve të Ballkanit ishte edhe se çfarë mendimi kanë për liderët botërorë dhe rajonal, apo kujt i besojnë më shumë.

Qytetarët e Kosovës kanë deklaruar se 65% e tyre e favorizojnë më së shumti presidentin amerikan Joe Biden.

Për dallim nga Kosova, në Mal të Zi si lider të favorizuar e kanë presidentin rus, Vladimir Putin i cili ka 27%, i dyti renditet kryeministri i këtij vendi Zdravko Krivokapic me 22%.

I treti është presidenti turk Edrogan me 18% aq sa ka edhe presidenti i amerikës Joe Biden i cili renditet në vendin e katërt.

Si liderin e pestë më të favorizuar malazezët e kanë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq me 17%.

Serbia si liderin botëror më të favorizuar e ka presidentin e Rusisë, Vladimir Putin me 62%, i cili lë pas më vendin e dytë presidentin e këtij vendi, Aleksandar Vuçiq me 42%.

I treti si lideri më i favorizuar për serbët është presidenti i Kinës, Xi Jinping me 37%, i katërti renditet anëtari serb i Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Milorad Dodik me 26%.

I pesti në renditje është kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban me 16%.

Kurse, në Maqedoninë e Veriut qytetarët kanë deklaruar se më favorit e kanë presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan me 39%, të dytin si më të favorizuar e kanë renditur presidentin serb Vuçiq me 35%, i treti është Putini me 34%.

Në vendin e katërt është presidenti Joe Biden me 15% dhe i pesti për nga përqindja është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me 19%.

Sondazhi është realizuar në kuadër të qendrës së institutit “Center for Insights in Survey Research” nga Ipsos Stregic Marketing, nga 30 dhjetori e deri me 20 shkurt.

Të dhënat janë mbledhur me metodën e intervistimit të qytetarëve në shtëpitë e tyre.

Në Mal të Zi janë intervistuar 1008 respodentë, në Serbi 1504 respodentë dhe në Maqedoninë e Veriut 1479 respodentë.

Margjina e gabimit për këto tri shtete mund të jetë deri në 9.3 për qind.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme