Gazetare: Fatlume Dervishi
Koalicioni opozitar shqiptar VLEN akuzon pushtetin se ka shndërruar vendin në fole të strategjive antimamerikane. Pas futjes në listën e zezë amerikane të kompanisë nga vendi “sajtroks Hollding” që kanë kryer sajber spiunazh të zyrtarëve amerikan, opozita shqiptare thotë se qeveritarët që në vitin 2022 kanë ditur për veprimet e errëta të kompanisë, dhe nuk kanë ndërmarrë asgjë. Nga VLEN thonë se këto skandale është e pa pranueshme të ndodhin në një vend anëtare të NATO-s që ka kryesuar edhe me OSBE-në.
Departamenti Amerikan i Thesarit ditë më parë ka vendosur në listë të zezë kompaninë “Intelexa” dhe katër kompani të tjera pjesë e konzorciumit të saj: “Intelexa S.A” nga Greqia, “Intelexa Limited” dhe “Talestris Limited” nga Irlanda si dhe “Sajtroks Hollding” nga Maqedonia e Veriut. Kompania SAJTROKS për të cilën eksponentë të caktuar politik kishin denoncuar publikisht më herët veprimtarinë e saj të dyshimit në shfrytëzimin e sistemit për ndjekjen e komunikimeve dhe zhvillimin e programeve të spiunazhit, bëhet pjesë e listës së zezë për shkak se ka zhvilluar sistemin Predator të spiunazhit i cili sipas Departamentit Amerikan të Thesarit ka cenuar sigurinë dhe privatësinë e njerëzve dhe subjekteve./Alsat.mk