VLEN: Arrestimet e Kapushevskit dhe Jahoskit, lidhje mes udhëheqësisë së BDI-së me Gruevskin dhe Sasho Mijallkovin?

Arrestimet e Ratko Kapushevskit dhe Asmir Jahoskit, VLEN i cilëson si lidhje mes udhëheqësisë së BDI-së me Gruevskin dhe Sasho Mijallkovin. Nga ky koalicion, thonë se Kapushtevski është ish kuadër i Gruevskit, i cili është bërë lojtar në biznesin e naftës dhe ka zhvilluar ortakllëk me djalin e Ismail Jahoskit, sipas VLEN, njeriut më të besuar të Ali Ahmetit.

Koalicioni VLEN thekson se dita ditës BDI po del e zhveshur para shqiptarëve dhe po e humb plotësisht kredibilitetin, ndërsa nga ana tjetër po manipulon, siç thonë ata me “deshqiptarizimin”e supozuar, vetëm për shkak të frikës nga përgjegjësia gjyqësore.

“Një nga episodet e fundit të të dëshpëruarve janë kërcënimet për krizë politike dhe bojkot. Po bëhet plotësisht legjitime pyetja: A fshihen realisht Gruevski dhe Mijallkov pas këtij skenari të BDI-së?” pyesin nga ky koalicion./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme