VLEN: Bujar Osmani “hapi qiellin” për Lavrovin

Koalicioni opozitar VLEN akuzon BDI-në se po keqpërdor vlerat evropiane dhe po mashtron qytetarët me sloganin “JO RUSISË. PO EVROPËS”. Sipas Besar Durmishit, Bujar Osmani me të cilin BDI-ja do të garojë në zgjedhjet presidenciale është personi i cili i hapi qiellin ministrit të jashtëm rus, Sergej Llavrov për të ardhur në Shkup, ndërsa kur Serbia përmes skenarëve rusë kërcënoi Kosovën, Osmani nuk gjeti guximin të shkon në Prishtinë as si ministër i jashtëm dhe as si kryesues me OSBE-në.

“Ju mendoni se qytetarët nuk e din se partneri juaj është Rusia. A vërtetë e besoni se qytetarët dhe faktori ndërkombëtarë nuk e din që Bujar Osmani është i vetmi i cili e hapi qiellin dhe e solli Sergej Llavrovin në Shkup, për çka e hidhëruat SHBA-të dhe sekretari Antoni Blinken nuk qëndroi në Shkup. Pikërisht për shkak të miqësisë dhe biznesit me Serbi dhe Rusi, Bujar Osmani as si ministër i jashtëm dhe as si kryesues i OSBE-së asnjëherë të vetme nuk e vizitoi Kosovën madje edhe kur Serbia e sulmoi Kosovën në Zveçan dhe mbeti i vrarë një polic i Kosovës”, tha Besar Durmishi, Koalicioni VLEN. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme