VLEN e dënon ashpër përpjekjen, siç thonë ata, hipokrite të Bujar Osmanit dhe Arbër Ademit për të bllokuar dhe përçmuar procedurën për miratimin përfundimtar të Ligjit për përfaqësim të drejtë. “Është e qartë se ata kanë diçka kundër të drejtës kushtetuese të shqiptarëve, të cilën BDI kurrë nuk e realizoi. Po bëhet gjithashtu e qartë se pikërisht njerëzit e BDI-së janë të vetmit që humbin kur vendoset rend dhe sistem meritokracie, sepse Bujar Osmani e punësoi gruan në AEK, ndërsa motrën në M-NAV, në vende pune ndër më të paguarat, ndërsa Arbër Ademi i siguroi vëllait të tij pagë universitare. Me Ligjin për përfaqësim të drejtë, ajo kohë përfundon. Prej tani e tutje, kriter do të jetë dija, kualifikimi dhe kompetenca”, thonë nga VLEN. /Alsat.mk