VLEN i bënë thirrje Antikorrupsionit që të veprojë për konflikt eventual interesi të Elmi Azirit

Koalicioni VLEN i bën thirrje Antikorrupsionit dhe organeve hetuese që të veprojnë për konflikt eventual interesi të deputetit Elmi Aziri, pasi që sipas tyre, kompania në pronësi të nipit të bashkëshortes së tij për 1 vit ka inkasuar nga institucionet shtetërore 7 milionë denarë.

Siç theksoi Bujare Abazi nga VLEN, tenderët, kompania i ka fituar nga institucionet me të cilat ka udhëhequr stafi i Artan Grubit.

“Është koha për veprim. Ftojmë Komisionin Kundër Korrupsionit, Policinë Financiare dhe Prokurorinë Publike të kontrollojë, a ka raportuar deputeti Elmi Aziri në fletën e anketimit se firma e nipit të bashkëshortes së tij është rrethanë e mundshme për konflikt interesi. A ka shtuar pasurinë deputeti Elmi Aziri në periudhën nga qershori 2021 deri në tetor 2022 apo më pas. Të hetohet nëse tenderët e pranuar nga kompani Ritron Kopi Doel Import Eksport nga Kumanova janë rezultat i ndikimit politik të arritur nga deputeti Elmi Aziri”, tha Bujare Abazi, VLEN./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme