VLEN-i fiton edhe një deputet? Ja kush pritet ta zëvendësojë Salim Suljemanin pas dorëheqjes

Pas largimit nga VLEN, në krahun e Taravarit në Aleancën për Shqiptarët kanë filluar ndarjet. Sot Salim Sulejmani njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet partiake në ASH-Taravari, por edhe nga funksioni i deputetit të Kuvendit të RMV-së, përcjell TV21. Por kush pritet ta zëvendësojë Sulejmanin në Kuvend?

Sipas listës që kishte VLEN në zgjedhjet parlamentare, në zonën e pestë zgjedhore pas Salim Sulejmanit vjen pediatrja Valbona Adili-Emini, e cila është kuadër e Lëvizjes Besa në VLEN. Rrjedhimisht, Adili Emini të bëhet deputete, me çka VLEN-i zyrtarisht do të numëronte 10 deputetë në shumicën parlamentare, pas largimit të Taravarit. Njëkohësisht, me këtë lëvizjes, ASH-Taravarit do t’i pamundësohet krijimi i grupit parlamentar, pasi me numrat aktual, më pak se 5 deputetë, nuk mund të krijojë grup parlamentar në Kuvend. /tv21.tv

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme