VLEN-i i gatshëm që propozim ligjin për përfaqësim të drejtë ta dërgojë në Komisionin e Venecias

Gazetar: Zekirja Haxhiu

Koalicioni VLEN është i gatshëm që propozim ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i cili është në fazë hartimi, ta dërgojë për mendim edhe në Komisionin e Venecias. Qëllimi siç thotë zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti, është që ligji të mos përballet me kontestime pasi të miratohet, ashtu siç ndodhi me balancuesin por edhe ligjin për përdorimin e gjuhëve.

“Nuk është problem. Është praktikë ndërkombëtare, mirë është merret edhe vlerësimi i këtij komisioni që të mos ballafaqohemi mandej me zgjidhje gjysmake dhe problematike siç e kanë sjellë qeveritë e kaluara ligjin e gjuhës dhe shumë çështje tjera”, tha Izet Mexhiti – Zv.kryeministër i parë.
Duke komentuar akuzat e BDI-së se me shfuqizimin e balancuesit goditet Marrëveshja e Ohrit, nga VMRO-DPMNE kundërpërgjigjen se në fakt vet BDI-ja ka pranuar shfuqizimin e së njëjtës, në kohën kur ishte në pushtet.

„BDI-ja, si pushtet në vitin 2023 miratoi strategji për reforma në administratë për periudhën 2023-2030 ku theksohet se balancuesi keqpërdoret dhe se duhet të shfuqizohet. Bëhet fjalë për periudhën kur ministrat e tyre në qeveri luanin futboll në kabinetet ministrore, kurdisnin tenderë dhe ndanin biznese në katër sy. Në atë kohë jo vetëm që nuk e patën problem heqjen e balancuesit, por edhe vetë e mbështetën shfuqizimin e tij. Çfarë ka ndryshuar tani? Është e thjeshtë. BDI-ja nuk është në pushtet, ministrat e tyre nuk kurdisin tenderë dhe nuk bëjnë marrëveshje të dyshimta prandaj tani kërkojnë alibi për destabilizim me të vetmin qëllim që ministrat e tyre të cilët janë të përfshirë në tenderë të dyshimtë miliona eurosh të mos mbajnë përgjegjësi”, u shpreh Brane Petrushevski, VMRO DPMNE.

Lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e balancuesit, lëndë ka hapur edhe Komisioni për Mbrojtje dhe Parandalim të Diskriminimit. Komisioni shqyrton nëse vendimi nxit diskriminim jo vetëm në bazë etnike, por edhe të personave me nevoja të posaçme, në bazë gjinore e të tjera. Vendimi i Antidiskriminimit pritet të publikohet nesër. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme