VLEN i kërkon Ali Ahmetit t’u tregojë anëtarëve të partisë për propozimin që ia bënë Mickoskit për të hyrë në Qeveri

Koalicioni VLEN kërkon nga Ali Ahmeti që sonte në Gostivar t’i tregon anëtarëve të partisë dhe qytetarëve se pse ia ofroi Mickoskit mundësinë për të qenë pjesë e Qeverisë me vetëm 4 ministri duke kërkuar marrëveshje paraprake për Çairin dhe Kërçovën.

Nga VLEN thonë se BDI po keqpërdor shqiptarët për t’i mbrojtur funksionarët e korruptuar.

“Ne si koalicion VLEN e ftojmë Ali Ahmetin që sonte të shfrytëzon tubimin partiak në Gostivar dhe t’i tregon qytetarëve pse i ofroi Hristijan Mickoskit të bëhet pjesë e Qeverisë në vend të VLEN me 4 ministri dhe pa krye parlamentar duke dhënë garanci që në zgjedhjet e ardhshme lokale bashkërisht me kandidatët maqedonas do të angazhohen për fitore në Çair dhe Kërçovë. BDI e ka për obligim të përgjigjet se a dëshiron shqiptarët t’i përdor si mbrojtës për t’i shpëtuar ish funksionarët e korruptuar dhe anëtarët e familjeve të tyre”, tha Fari Hiseni, Zëdhënës i VLEN.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme