VLEN: Ish sekretari në Ministrinë e Kulturës Valmir Aziri shiti identitetin shqiptar

Koalicioni VLEN akuzon ish sekretarin e Ministrisë së Kulturës nga radhët e BDI-së, Valmir Aziri për shitje të identitetit shqiptar për një vend pune në konkursin e vitit 2021. Sipas VLEN-it Valmir Aziri ka realizuar siç e cilësojnë një akt të turpshëm që turpëron çdo shqiptar.

“Në konkursin e vitit 2021 dhe fillim të vitit 2022, Aziri nuk ngurroi të ndryshojë identitetin e tij nga shqiptar në maqedonas, për përfitim personal dhe për të siguruar një vend pune që ishte i dedikuar për etnitetin maqedonas. Ky është një akt i paimagjinueshëm tradhtie ndaj shqiptarëve dhe një shkelje e rëndë e vlerave që na përcaktojnë si komb”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Sipas këtij koalicioni BDI që ka gojën plot me mbrojtjen e interesave të shqiptarëve, nuk hezitoi të shesë çdo vlerë dhe identitet të shqiptarëve kur bëhet fjalë për interesa të ngushta personale. Thonë se ky skandal është një reflektim i qartë i hipokrizisë dhe paaftësisë së këtij subjekti politik që vazhdon të përfitojë nga pozitat dhe të manipulojë në kurriz të shqiptarëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme