VLEN nuk është për takim liderësh të cilin e propozon kreut i LSDM-së Venko Filipçe. Sipas Taravarit, në vend që të humbet kohë nëpër takime, ata duhet të kujdesen për zgjidhjen e problemeve. “Takimi i liderëve është thjesht një farsë e orkestruar për të shpëtuar Qeverinë nga përgjegjësia politike për tragjedinë në Koçan”, thotë kreu i Popullit Skender Rexhepi. “Një takim i tillë do të kishte kuptim vetëm nëse Qeveria do të jepte dorëheqje, shton ai. Kryetari i opozitares LSDM, Venko Filipçe ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të thirr takim liderësh në të cilin do ta shpalosë planin e tij për reforma, duke filluar nga gjyqësori, shëndetësia arsimi e integrimi. Mes tjerash, Filipçe dhe LSDM-ja kërkojnë të bisedohet edhe për mënyrën se si bëhet hetimi rreth tragjedisë.
“Nëse kjo qeveri vërtetë dëshiron të tregojë se po e kryen hetimin si duhet dhe nëse me të vërtetë dëshiron të ndryshojë sistemin dhe mënyrën e funksionimit të tij përmes këtij hetimi, duhet të tregojë se është kështu. Këtë herë shohim se dyshimi po hidhet vetëm për zyrtarët e kaluar të cilët po dënohen para kohe, të etiketuar me emër dhe mbiemër pa marrë parasysh presumimin e pafajësisë”, deklaroi Bogdanka Kuzeska, LSDM. /Alsat.mk