VLEN: Përkushtohemi që çdo familje gjatë festave të kenë sofrat plotë

Koalicioni VLEN përmes një komunikate ka theksuar se edhe në këto festa të fundvitit do të jetë pranë qytetarëve për të plotësuar nevojat e tyre. Sipas VLEN përmes “Shportës së Vitit të Ri” qytetarët këto festa të fundvitit do ti festojnë me tavolina të mbushura.

“Koalicioni VLEN edhe një herë dëshmon se është pranë qytetarëve për të plotësuar nevojat e tyre, duke treguar kujdes të veçantë për gjitha familjet e në veçanti ato shqiptare në këto periudha festive. Përmes “Shportës së Vitit të Ri” qytetarët tanë do të kenë tavolina më të mbushura që këtë vit të ndryshimit ta festojnë ndryshe, edhe më shumë edhe më mirë. Kjo masë që është vendosur gjatë Vitit të Ri, e njëjta do të vlejë edhe për muajin Ramazan. Inspektorati Shtetëror i Tregut është çdo ditë në terren ku tregtarët po respektojnë masat e qeverisë, dhe kjo rezulton me atë që qytetarët janë të kënaqur me këtë masë, pasi më lehtë po i përballojnë shpenzimet e fundvitit”, thuhet në njoftimin e VLEN-it, dhe njëherit theksojnë se në periudhën e ardhshme do të angazhohen për çmime më të lira për qytetarët.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme