VLEN: Rruga është e popullit, jo e milionerëve që dridhen nga drejtësia!

“Për 20 vite në pushtet – asnjëherë në rrugë për popullin, gjithmonë në heshtje për drejtësinë. Sot që po shembet sistemi që ndërtoi për vete, Ali Ahmeti qan për “rrugën”, se po i rrëshqet froni nga duart dhe luga nga goja!

Ku ishe, Ali Ahmeti, kur në kohën tënde kur qeverisje me Gruevskin, shqiptarëve u merrej fryma nëpër burgje?
Kur emri i tyre njollej si “terrorist”?
Kur djemtë e kombit vriteshin, burgoseshin e zhdukeshin?
Ku ishe kur shpikeshin raste si Monstra, kur Sopotit iu ngjit etiketa “terrorist”, kur në Brodec u derdh gjak shqiptari, kur në Lagjen e Trimave u përdorën për skenarë të ndyrë politikë?

S’ke dalë kurrë në rrugë për popullin tënd.
S’ke folur për shokët e idealit.
S’ke kërkuar drejtësi për viktimat.
Por sot, kur rrezikohen familjarët dhe shokët e tenderëve dhe milionave, papritmas u dashka rruga?!

BDI flet për “rrugën si zgjidhje”?
Po kush kërcënoi me “çizme në tavan”?
Kush, me urdhër të LSDM-së, arrestonte shqiptarë në rrugë, vetëm pse denonconin tragjedinë e spitalit modular në Tetovë?

Sot, BDI përpiqet të luajë rolin e viktimës, por e vetmja gjë që i tremb është drejtësia… dhe vota e popullit!

E dinë që në zgjedhje po i pret katastrofa. Prandaj shpërndajnë frikë. Prandaj thërrasin për bojkot.

Por nuk ka më kthim mbrapa!

Populli është zgjuar.
Dhe këtë herë, as “rruga” nuk e shpëton më Ali Ahmetin!”, thueht në reagimin e VLEN.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme