Gazetar: Zekirija Haxhiu
Ndërkohë që krerët e VLEN-it kanë mospajtime dhe mungesë harmonizimi, te deputetët e këtij koalicioni nuk vërehet një gjë e tillë. Nga ata që ishin të pranishëm në Kuvend, vërehej një atmosferë mjaft pozitive.
Me të arritur në seancë, deputetët uronin njeriu-tjetrin për festën e Bajramit.
Ndërkohë, pas përfundimit të seancës, deputetët e VLEN-it shkuan në koordinim për të shqyrtuar mundësitë dhe opsionet e pjesëmarrjes së tyre në zgjedhjet e ardhshme lokale. Të pyetur nga Alsat se çfarë drafti do të diskutojnë apo miratojnë, na thanë se për çdo dakordësi, do të informojnë në kohë.
Koalicionin VLEN e përbëjnë 14 deputetë. Pesë nga Aleanca për Shqiptarët, Tre nga Lëvizja Demokratike, tre nga Alternativa, dy nga Lëvizja Besa dhe Bekim Qoku si i pavarur. /Alsat.mk