VLEN sonte mban mbledhjen e kryesisë qendrore, ja çka pritet të diskutohet

Sonte mblidhet kryesia e VLEN në të cilën do të diskutohet për kandidatët potencial për kryetar të komunave. Procesi është shtyrë deri tani për shkak të zhvillimeve brenda Aleancës për Shqiptarët.

Bilall Kasami thotë se si fillim duhet strukturuar shtabi zgjedhor qendror dhe ai lokal. Në disa komuna do të merren këshilla nga qytetarët se cilin e duan për kandidat.

“Do të jetë praktikë e përzgjedhjes së kandidatëve duke shfrytëzuar metodologjinë edhe të marrjes së mendimit nga publiku. Mund të nxjerrim disa kandidatë dhe të marrim mendimin e opinionit publik dhe të dalin me versionin zyrtar”, tha Bilall Kasami, Koalicioni VLEN.

Në VMRO-DPMNE procesi është drejt fundit. Organet e partisë së shpejti do të vendosin se kush do të jetë kandidati për Shkupin, a do ta mbështesin apo jo Maksim Dimitrievskin në Kumanovë dhe si do të garohet në Kërçovë, Strugë dhe Gostivar.

“Presim që në fund të muajit të mblidhen organet e partisë përmes të cilëve do të propozohen kandidatët për raundin e rreth 80 për qind e kandidatëve, ndërsa më pas në qershor do të zgjidhen edhe kandidatët e tjerë. Do të bëhen analiza më të thella”, u shpreh Bojan Stojanovski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.

Partitë shqiptare në opozitë akoma nuk kanë konkretizuar emrat. Fronti Evropian është duke punuar për të caktuar pozicionet dhe strukturimin e këshillave komunal, ndërsa thirrjes së Arben Taravarit që bashkërisht me BDI dhe VLEN të dalin në Manastir, Kërçovë, Bervenicë, Çashkë dhe Prespë nuk i është përgjigjur asnjëri tabor.

Ndërkohë LSDM-ja po strukturohet për kandidatin në Qytetin e Shkupit dhe kandidatin në Kumanovë që duhet t’i del përball Dimitrievskit i cili jo zyrtarisht mund të ketë edhe mbështetjen e VMRO-DPMNE-së. / Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme