Nga Brukseli nuk ka informata se si ndërprerja e dialogut Beograd – Prishtinë pas ndalimit, me kërkesë të Serbisë, të Ramush Haradinajt në Francë më 4 janar të këtij viti, do të reflektohet në proceset integruese të Serbisë në Bashkimin Europian, ka thënë shefja e ekipit serb në negociata për anëtarësim të Serbisë në Bashkimin Europian, Tanja Mishkoviq, transmeton Koha.net.
E pyetur nga tvn1 se a mund të shpresojë Serbia në hapjen e kapitujve nëse dialogu Beograd – Prishtinë nuk do të vazhdojë deri në qershor, ajo ka thënë se për Serbinë kusht është vlerësimi në procesin e dialogut.
“Nuk shoh të ketë argument që do të mund të përdorej që të arrihet vazhdimi i dialogut ose zbatimi i asaj për të cilën ka marrëveshje”, ka thënë Mishçeviq duke shtuar se përkrahja e rrugës europiane në Serbi është rritur nga 42 në 46 për qind.