Analisti Azem Vllasi, ka theksuar se rasti Haradinaj i ka dy dimensione politikë dhe juridik.
“Përshtypja ime është kjo që Serbia nuk e do Ramushin në gjykatën serbe por Serbia e do të bëjë propagandë me këtë kundër Kosovës. Franca nuk do ta ekstradoj Ramushin në Serbi. Po të ekstradohet në Serbi nuk do të ketë gjykim fer dhe kjo është arsyeja pse Franca nuk do duhet ta ekstradoj atje”, ka thënë Vllasi, transmeton Telegrafi.
Vllasi ka shtuar se Serbia e ka një ligj sipas të cilit vetes i ka dhënë kompetenca të gjykoj penalisht si Kroacinë Bosnjën dhe Kosovën.
“Serbia e ka një qëllim ndaj Kosovës. E para të kriminalizoj luftën, e dyta UÇK-në ta quaj terroriste. Serbia ka ndryshuar rrethanat ka mbetur pa dhëmbë dhe nuk kafshon por ka mbetur e njëjta si në kohën e Millosheviqit dhe ende e vazhdojnë këtë politikë. Pasi të përfundoj kjo ndalesa e tij në Francë ai do të dal i pastër nga kjo”, tha Vllasi.