Sipas Azem Vllasit, nuk do shumë mend të kuptohet se kur Amerika nuk i lëshon vizë një kryeministri për të kryer vizitën, superfuqia botërore nuk dëshiron ta shohë atë brenda territorit të saj. Vllasi thotë se SHBA, në mënyrë simbolike kanë bërë me dije se Haradinaj ia ka prishur qejfin Ëashington’it me qëndrimet e tij pro zhbërjes së Speciales dhe kundër Demarkacionit.
Njohësi i çështjeve politike, Azem Vllasi, thotë se SHBA, duke ia refuzuar vizën Haradinajt i ka dërguar porosi të qartë shefit të ekzekutivit të Kosovës.
Dy çështjet të cilat për të cilat Haradinaj guxoi ta kundërshtojë Amerikën ishin përfshirja në shfuqizimin e Gjykatës Speciale dhe refuzimii e ratifikimit të Demarkacionit. Këto, Vllasi thotë të jenë arsyet që SHBA po e refuzon Haradinajn, madje edhe me anë të vizës.
“Kjo është reflektim i qëndrimit të SHBA’së lidhur me dy çështjet kryesore që janë tema. E para, lojërat rreth shfuqizimit të Gjykatës Speciale që shihet se kryeministri është i involvuar dhe çështja që nuk po lëvizë ma tutje, demarkacioni me Malin e Zi”, ka thënë Vllasi për Gazetën Express.