Vllasi: Kjo qeveri serbe nuk ka ndryshuar fort prej asaj të Milosheviqit, vetëm se nuk lufton

Azem Vllasi është më se i njohur qysh prej viteve tetëdhjetë, kur ishte kryetar i Lidhjes së Komunistëve të Kosovës. Është njeriu, të cilin Milosheviqi në kuadër të “revolucioneve të tij antiburokratike” e ka eliminuar politikisht dhe më pas edhe e ka burgosur për 14 muaj.

Pas kësaj, Vllasi u mor me politikë në mënyrë periferike, më shumë si vëzhgues dhe analist, herë pas here si këshilltar, e për vite me radhë ishte njëri prej avokatëve më të çmuar kosovar. Ai ka qëndruar në Zagreb vetëm disa ditë pas shënimit të 10-vjetorit të shtetësisë së Kosovës.

“Novi List”: Kohë më parë është shënuar 10-vjetori i shtetësisë së Kosovës. Si e vlerësoni ju këtë periudhë? Kosova është njohur nga 115 shtete, është pranuar në disa nga organizatat më relevante ndërkombëtare, por Serbia është treguar mjaftueshëm e fortë për ta bllokuar hyrjen e Kosovës në OKB, e deri atëherë Kosova mbetet në njëfarë mënyre shtet i kufizuar?

Vllasi: Dhjetë vjet shpallje e Pavarësisë është periudhë tejet e shkurtër që të mundë të thuhet se Kosova e ka shënuar nivelin e duhur të konsolidimit, si përbrenda vetes si shtet ashtu edhe për sa i përket pozitës së vet ndërkombëtare. Kosova funksionon si shtet, e ka të kompletuar strukturën e brendshme shtetërore, mund të thuhet se e ka konsoliduar goxha pozitën e vet ndërkombëtare, e ka mbështetjen e shumicës së shteteve të Evropës perëndimore dhe të SHBA-së. Kosova po kalon nëpër probleme madhore të brendshme, për disa arsye.

(intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme