Vllasi pas arrestimit të Gjuriqit e largimit të Listës Serbe nga Qeveria: Ky ishte qëllimi i Vuçiqit

Avokati dhe ish- zyrtari i lartë në Kosovë gjatë ish – Jugosllavisë, Azem Vllasi për Koha.net ka analizuar zhvillimet aktuale në Kosovë me këndvështrim të posaçëm rreth rrjedhojave të mundshme pas tërheqjes së Listës Serbe nga Qeveria e Kosovës.

Ai ka thënë se Lista serbe e do shantazhimin e Kosovës me tërheqje nga koalicioni qeverisës dhe kështu të shkaktojë rënien e Qeverisë për të treguar se ajo varet nga Lista.

Por, sipas Vllasit, fati i Qeverisë, cilësdo, duhet të varet nga votat e 100 shqiptarëve dhe pakicat luajale në Parlament e jo nga Lista serbe.

“Qëllimi tjetër, dinak i Vuqiqit mund të jetë që serbët në përgjithësi, e posaçërisht këta të Kosovës, t’i ballafaqojë me realitetin se edhe veriun e Kosovës po e kontrollojnë shqiptarët, prandaj çështja e Kosovës si shtet është punë e kryer. Këto ishin mesazhet e tij për opinionin serb edhe para do ditësh kur ai ishte në Amerikë”, ka thënë Vllasi.

E fundit, sipas Vllasit çka do të përfitojë Vuçiqi është Bashkësia e komunave me shumicë serbe si instrument i përhershëm për përzierjen e Serbisë në punë të brendshme të Kosovës ndërsa ka porositur as këtë nuk duhet lejuar sepse ky asociacion, edhe nëse formohet, është çështje e brendshme e Kosovës dhe qytetarëve serbë të Kosovës e jo e Serbisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme