Vlora përfshihet nga moti i keq! Stuhi dhe shirat e rrëmbyeshëm rrëzojnë pemën, bllokohet qarkullimi në njërin sens të rrugës

Qyteti i Vlorës është përfshirë nga moti i keq pasditen e sotme, aq sa një pemë është rrëzuar, duke bllokuar kështu qarkullimin në njërin sens të rrugës.


Raportohet se është rrëzuar një pishë në pyllin e Sodës, kjo për shkak të stuhisë dhe shirave të rrëmbyeshëm që kanë përfshirë vendin.

Fatmirësisht rrëzimi i pemës ka ndodhur në momente që nuk ka pasur qarkullim të automjeteve.

Sakaq, shërbimet zjarrfikëse ndodhen në zonë, kanë prerë pemën dhe e kanë larguar nga rruga pjesë-pjesë. Në këtë mënyrë është arritur zhbllokimi i aksit rrugor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme