Policia e Vlorës ka arritur të arrestojë 63-vjeçarin Seit Danaj, i cili 2 ditë më parë plagosi me çifte motrën e tij Bukuroshe Hoxha 65 vjeç.
Seit Danaj qëlloi ndaj motrës pas një konflikti të momentit dhe tashmë akuzohet për “Vrasje për shkak të rrethanave familjare”, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Ngjarja ndodhi në fshatin Bishan dhe sipas të dhënave mendohet se Seit Danaj në momentin e krimit ka qenë në gjendje të dehur.