Policia e qarkut të Vlorës ka asgjësuar në orët e fundit 15 parcela me rreth 2.100 bimë kanabis sativa.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se parcelat me bimë narkotike u gjetën në fshatrat Mifol dhe Mavrovë.
Bimët janë asgjësuar përmes zjarrit, ndërsa po punohet për identifikimin e kultivuesve të tyre, shtojnë më tej burimet.