Policia ka arrestuar një person në Vlorë, i cili më 30 dhjetor ka tentuar të fusë drogë në një burg.
Mësohet se i riu kishte fshehur lëndën narkotike, kanabis dhe kokainë, mes patateve, por është kapur dhe arrestuar në flagrancë nga kontrolli i burgjeve.
“Shërbimi Kombëtar Kontrollit të Burgjeve arrestoi në flagrancë shtetasin F.C, më datë 30.12.2023, pasi gjatë kontrollit në skaner të disa ushqimve të sjella për familjarët, në brendësi të patateve u konstatua një sasi e konsiderueshme lënde bimore, e dyshuar për lëndë narkotike cannabis sattiva dhe lëndë narkotike e dyshuar e llojit “kokainë”, njofton drejtoria e Burgjeve.