VMRO dhe BDI do të negociojnë me grupe pune

VMRO-DPMNE dhe BDI në mënyrë intensive sot dhe nesër janë duke zhvilluar konsultimet e fundit për formimin e grupeve punuese të cilat do të negociojnë për formimin e Qeverisë. Negociatat pritet të fillojnë brenda kësaj jave, por në këtë periudhë nuk pritet ndonjë epilog.

Partitë zyrtarisht nuk japin asnjë informatë për përbërjen e grupeve të cilat do ti zhvillojnë bisedimet, por jo zyrtarisht mësohet se brenda BDI-së ka fërkime të mëdha në këtë temë. Strukturat e vjetra të partisë të cilët kanë zhvilluar edhe negociatat në të kaluarën janë në rivalitet të madh përballë funksionarëve të rinj qeveritarë të kësaj partie.

Nga VMRO-DPMNE joz yrtarisht pritet që negociatat ti zhvillojnë funksionarët më të lartë të partisë dhe të njëjtit që kanë qenë edhe në përbërjet e kaluara, ndërsa mbetet e paqartë nëse në grupin negociues do të jetë edhe ish shefi i DKS-së, Sasho Mijallkov i cili negocioi me BDI-në Qeverinë e fundit. Një dilemë e madhe mbeten edhe temat për të cilat do të negociojnë VMRO dhe BDI kur tanimë edhe zyrtarisht dy partitë kanë dalë me qëndrime diametralisht të kundërta. Kryetari i deritanishëm i Kuvendit, Trajko Veljanovski, dje ishte decid se VMRO nuk do të pranojë as ndryshimin e Kushtetutës, duke aluduar në pikën e BDI-së për zyrtarizimin e gjuhës shqipe dhe as vazhdimin e mandatit të Prokurorisë Speciale Publike.

Ndërkohë kohë dy pika bëjnë pjesë jo vetëm në platformën e përbashkët të partive shqiptare, por edhe në 4 pikat për të cilat kryesia qendrore e BDI-së ditë më parë vendosi se janë të panegociueshme që nënkupton se duhet të pranohen me automatizëm nga partneri maqedonas. Sipas deklaratave të deritanishme nënkuptohet se njëra nga dy partitë duhet të reteroj nga qëndrimi i saj lidhur me dy pikat senzitive, ndërsa për pikat e tjera që tangojnë shqiptarët nuk dihet edhe nëse do të hapen.

Arben Zeqiri /SHENJA/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme