VMRO-DPMNE, akuza për nipat e Ali Ahmetit

VMRO-DPMNE akuzon liderin e BDI-së Ali Ahmeti se është i përfshirë në skandale për pasurimin e familjes duke emëruar nipërit e tij nëpër pozita . Deputeti Dragi Kovaçki në konferencë për mediat thotë se Besian Ahmeti, nipi i dytë i kreut të BDI-së, është punësuar në Ministrinë e Ekonomisë për monitorimin e koncesioneve për minerale, nga ku ka mundur të ndikojë në konkurrencën e vëllait të tij Drinit, i cili tashmë është pronar i kompanisë Everest JD dhe e cila ka tender për gur gëlqeror. Sipas deputetit të VMRO-DPMNE-së, para se Besiani të punësohet në Ministrinë e Ekonomisë ka qen vetë pronar i kompanisë të cilën e udhëheq tani Drini. Kovaçki thotë se Besian Ahmeti, tani emërohet Sekretar i Parë i Ambasadës në Bruksel.

“Besian Ahmeti largohet nga struktura e pronësisë së Everest JD, e cila ka me koncesion një minierë gëlqerore, dhe punësohet si bashkëpunëtor i ri për monitorimin dhe ndjekjen e kontratave të koncesioneve me minerale në Ministrinë e Ekonomisë. Besian Ahmeti, tashmë nga pozita e zyrtarit, për disa kohë ishte emëruar për të monitoruar kontratat e koncesionit mineral, biznes me të cilin merret kompania e tij, e cila mbeti në pronësi të vëllait të tij Drin Ahmetit.  Besian Ahmeti, si zyrtar i ngarkuar me monitorimin e koncesioneve minerale, ka mundur të ndikojë në konkurrimin e vëllait të tij Drin Ahmetit për Everest JD, në të cilin ai vetë ishte ortak”, tha Dragi Kovaçki, VMRO-DPMNE. /alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme