VMRO-DPMNE: Barazimi i gjuhës maqedonase dhe gjuhës shqipe në Maqedoni, i papranueshëm

Sakte.net/ E Premte- 16 Shtator 2016 / 16:59

VMRO-DPMNE është kundër dygjuhësisë në të gjithë territorine Maqedonisë, tha Ilija Dimovski, deputet i VMRO-DPMNE.

“Barazimi i gjuhës maqedonase dhe gjuhës shqipe në gjithëterritorin e Maqedonisë është absolutisht e papranueshme.

Me paralajmërimet për sjelljen e dygjuhësisë në gjithë territorin e Maqedonisë atakohet Kushtetuta e Maqedonisë dhe rendi kushtetues, tërësisht dilet jashtë Kushtetutës dhe të drejtat e garantuara me Kushtetutë për bashkësitë etnike tjera dhe fatkeqësisht nis një proces që askush nuk e di se do të përfundoj me federalizim ose ndarje të Maqedonisë”, deklaroi ai.

Dimovski ka akuzuar LSDM-në se po bën tregti me interesat shtetërore dhe po i bën dëm të madh Maqedonisë. /albeu.com/