VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Për rindërtimin e Maqedonisë” sot nisin me bllokadë aktive të Kuvendit e cila do të zgjasë deri në marrëveshjen për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Qeveria, megjithatë, konsideron se ky hap është për qëllime politike dhe thekson se nuk do të ketë takim të liderëve të bazuar në shantazhe dhe kërcënime. Nëse do të mbahet një takim liderësh, sipas tyre, duhet të jetë për çështje që janë strategjike dhe që nënkuptojnë një jetë më të mirë për qytetarët.
Vendimi për bllokimin e Kuvendit u konfirmua njëzëri në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për rinovimin e Maqedonisë”. Bllokada, sipas koordinatorit të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, nënkupton “pengim të ligjeve dhe politikave të dëmshme”.