VMRO-DPMNE: Ligji që sot u soll do të prodhon institucione jo-efikase

Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE ka reaguar pasi që sot Kuvendi me 69 vota PRO, miratoi ligjin për përdorimin e gjuhëve. Nga kjo parti thonë se ligji për dygjuhësi që sot u soll është jokushtetues. VMRO-DPMNE thotë se ky ligj do të sjellë institucione joefikase, në vend që të jenë në shërbim të qytetarëve.

“Me këtë akt, pushteti tregoi se akti më i lartë juridik, Kushtetuta e shtetit për të është fjalë e vdekur në letër. Ky ligj u miratua me mashtrim, gjegjësisht vendosje të rrejshme të simbolit evropian, me ça u keqpërdorën procedurat për miratimin e ligjeve nga rëndësia për integrim të vendit në BE. Pushteti duhet të mbajë përgjegjësi për këtë manipulim ndaj qytetarëve. Dygjuhësia nuk do të kontribuojë për avancim real të të drejtave të komunitetit shqiptar në Maqedoni, përkundrazi do t’i thellojë dallim dhe do të shkojë në dëm të homogjenitetit të shoqërisë maqedonase, thonë mes tejrash nga VMRO-DPMNE.