VMRO-DPMNE: Sela nacional shovenist, po shqiptarizon Strugën

Partia më e madhe maqedonase VMRO-DPMNE ka drejtuar akuza ndaj kryetarit të komunës së Strugës, Ziadin Sela, duke e quajtur nacional shovenist që po tenton ta shqiptarizojë këtë komunë.

Ja reagimi i plotë:

“Në përpjekje për ta zmadhuar rejtingun e tij, tashmë të shkatërruar, në mungesë të ofertave, programeve, projekteve… shqiptaro maqedonasi – Sela, në vazhdimësi, ashpër po e shqiptarizon qytetin, duke vendosur ilegalisht përmendore për zhvillime historike imagjinare, duke ndaluar projektet për vendet e banuara me shumicë maqedonase, ilegalisht duke shkarkuar drejtorë të sukseshëm sepse nuk janë shqiptarë, duke harxhuar paratë e struganëve për tashmë dëshirën arrogante për federalizim dhe ndarje të Maqedonisë.
 Ju pyesim: Në cilën kohë jetoni dhe për cilën kohë flisni:

Ne maqedonasit jemi maqedonas dhe jetojmë në vendin që quhet Republika e Maqedonisë, që me shekuj është ashtu dhe ashtu do të ngelë.

Kush është Ziadin Sela?

Edhe ne pyetimi…
Sela, të porosisim, tërhiqi qëndrimet e tua radikale, sepse as maqedonasit, as shqiptarët, as turqit, as vllehët, as sërbët që jetojnë në këtë vend, nuk do lejojnë që ndonjë Ziadin Sela, vetëm për interes personal t’ua prishë qetësinë dhe bashkjetesën qytetarëve në Maqedoninë e lirë dhe demokratike…
VMRO_DPMNE – Strugë ashpër i dënon këto deklarata të papranueshme dhe të pa menduara.

VMRO-DPMNE – Strugë është kundër dygjuhësisë në nivel të Republikës së Maqedonisë dhe federalizimit”, theksohet në reagimin e VMRO-DPMNE. (INA)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme