VMRO-DPMNE tregon në detaje se çfarë ka biseduar mbrëmë me Hanin

Pasi që dje nuk deshi të inçizohet dhe nuk dha kurrfarë deklarate për dallim nga liderët tjerë të partive parlamentare, Nikolla Gruevski, sot doli me kumtesë partiake për takimin me Johanes Hanin, njofton Portalb.

Sipas VMRO-DPMNE-së, në takim është folur për organizimin dhe rezultatet nga zgjedhjet, periudhën pas zgjedhjeve dhe përpjekjet për formim të koalicionit, por edhe situatën për “zgjedhje të reja parlamentare të cilat do të mbaheshin bashkë me ato lokale”.

Gruevski dhe Han kanë biseduar edhe për ligjin për përdorim të gjuhëve, Prokurorinë Speciale Publike, Platformën Shqiptare dhe “rreziqet për shfrytëzimin e kësaj platforme si mënyrë që përsëri të bisedohet për Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, por edhe planet dhe qëllimet e VMRO-DPMNE-së nëse formon Qeveri, duke i përfshirë edhe reformat, praktikën fituesi me fituesin, përparësitë dhe mangësitë e koalicioneve të gjera dhe përvojat e Maqedonisë me këto koalicione”,

Drejtori i Qendrës për Komunikim të VMRO-DPMNE-së, Ivo Kotevski, thotë se e kanë shfrytëzuar mundësinë që në detaje ta njoftojnë eurokomesarin për ndodhitë dhe “t’i argumentojnë politikat dhe vendimet e tyre”.

Ashtu siç thekson Kotevski, VMRO-DPMNE i ka prezantuar pozicionet në lidhje me të gjitha çështjet duke i shfrytëzuar argumentet, të cilat në disa javët e fundit i ka prezantuar përpara opinionit.

“Komesari Han i dha mendimet e veta, të cilat janë të ngjashme me ata publike të cilat i ka thënë në konferencën e djeshme për shtyp, por edhe nëpërmjet formës së rekomandimeve më parë janë dërguar nëpërmjet konferenca për shtyp të zëdhënësve të BE-së, gjatë së cilës është theksuar se BE nuk do të përzihet në atë se kush me kë do të formojë koalicion dhe çfarë vendime tjera do të sjellin partitë e Maqedonisë në krijimin e koalicionit ose Qeverisë”, tha Kotevski.

VMRO-DPMNE, ashtu siç thekson Kotevski, është parti e cila e ka platformë dhe strategji anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë bë BE.

Gjatë takimit kanë marrë pjesë ehde Nikolla Poposki, Nikolla Todorov, Vllatko Gjorçev, Ilija DImovski dhe Aleksandar Nikollovski. /Portalb

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme