VMRO-DPMNE e demanton deklaratën e kryeministrit Zaev gjatë intervistës së mbrëmshme me redaktorë të mediumeve se në buxhet kanë mbetur gjashtë milionë euro dhe se borxhi publik është mbi 50 për qind e BPV-së.
“Zaev gënjeu se në buxhet kanë mbetur vetëm 6 milionë euro. Ministri i i tij i Financave u lavdërua se më 5 qershor janë paguar rreth 77 milionë euro nga buxheti në emër të subvencioneve, bursave dhe pensioneve. E vërteta është se Qeveria e re e LSD-së në buxhet mori më shumë se 130 milionë euro, përveç nëse Zaev nuk dëshiroi pa vetëdije të pranojë se 124 milionë eurot janë zhdukur në mënyrë misterioze”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.
E pasaktë, sipas VMRO-DPMNE-së, është edhe e dhëna e Zaevit se borxhi publik ka paraqitur mbi 50 për qind të BPV-së, ndërkaq se borxhi i fshehur ka paraqitur mbi një miliardë euro.