Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE dje mbajti mbledhje të rregullt me të cilën udhëhiqte kryetari i partisë Nikolla Gruevski.
Tema kryesore ishte procesi i ardhshëm i formimit të qeverisë ku u theksua se VMRO-DPMN dhe Koalicioni për Maqedoni më të mirë kanë marrë numër më të madh të votave prej qytetarëve dhe e domosdoshme është që të respektohet vullneti i shumicës që votoi për programin “Realisht” dhe projektet e parapara në të. Komiteti ekzekutiv i VMRO-DPMNE i dha legjitimitet të plotë kryetarit Gruevski për fillim të bisedimeve për përbërjen e re të qeverisë të cilat duhet të udhëhiqen në baza parimore, duke respektuar interesat shtetërore- thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE.
Në të shtohet se “në analizën e rezultatit të zgjedhjes, është konstatuar së qytetarët në këto zgjedhje e mundën LSDM dhe dërguan porosi të qartë se nuk pranojnë politikë të destrukcionit dhe parti udhëheqësi e së cilës funksion në bazë të principeve mafioze”, njofton Portalb.
Në mbledhje, siç shkruan në deklaratë, u vë në dukje nevoja për stabilitet politik për vazhdim të zhvillimi ekonomik, me çka është e domosdoshme formimi i qeverisë e cila do ë jetë e përqendruar në përmbushjen e nevojave dhe kërkesave reale të qytetarëve.