VMRO-ja hedh poshtë ofertën për Kushtetutën

Gazetar: Luka Andreev

VMRO-DPMNE nuk do të emërojë përfaqësuesit e saj në grupin punues në Ministrinë e Drejtësisë që do të hartojë ndryshimet kushtetuese. Këtë qëndrim partia e përsëriti pasi një ditë më parë në një intervistë televizive zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq tha se Qeveria është e gatshme t’i ofrojë opozitës që të formulojë ndryshimet kushtetuese.

“Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është i qartë, nuk do të marrë pjesë në grupe të tilla punuese sepse ky është proces jolegjitim dhe ne i kemi thënë dhe apeluar shumë herë qeverisë që të mos përfshihet në procese të tilla, ku absolutisht nuk ka mbështetje nga qytetarët”, u shpreh Marija Miteva– zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së.

Partia opozitare përsëriti qëndrimin e saj se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese në këtë përbërje parlamentare, nën diktimin bullgar. Ministria e Drejtësisë nuk zbulon më shumë detaje për përbërjen e grupit të punës dhe se kur do të nisë me punë. Jozyrtarisht, deri në fund të kësaj jave ose në fillim të javës së ardhshme, ministria do të ftojë pjesëmarrësit. Vetëm dihet do të thirren ekspertë të së drejtës kushtetuese, si dhe përfaqësues të të gjitha partive parlamentare, përfshirë edhe ato të opozitës. Kryeministri Dimitar Kovaçevski paraprakisht ka theksuar që opozita të mendojë në mënyrë strategjike dhe vendimet që i merr të përputhen me zotimet deklarative. Sipas informacioneve të fundit, bullgarët, kroatët, malazezët dhe hebrenjtë pritet të përfshihen në Kushtetutë. Procesi është paralajmëruar të hyjë në procedurë parlamentare në maj ose qershor dhe të përfundojë në nëntor, kur përfundon edhe faza e shqyrtimit, pas së cilës pritet Konferencë e dytë Ndërqeveritare për negociatat për anëtarësim në Union. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme