VMRO-ja vazhdon të drejton akuza drejt LSDM-së se duke e mbrojtur kryeprokurorin Lupço Kocevski po mbron krimet e tyre

VMRO-DPMNE-ja vazhdon akuzat ndaj opozitës maqedonase, LSDM se po vazhdon ta mban në funksion, kryeprokurorin Lupço Kocevski ndaj të cilit Kuvendi votoi interpelancë me 71 vota për. Sipas tyre, LSDM-ja dhe Kocevski janë marrë vesh që të zvarrisin hetimin për Koçanin, me qëllim që t’i mbulojnë krimet e tjera.

“Kur qytetarët pyesin se deri ku është hetimi, duhet ta dinë se ai mbahet mes linjës së kryeprokurorit dhe LSDM-së. Këta të fundit e akuzojnë rrejshëm atë të parin që të krijojnë amulli në opinion, një skenar që nuk i doli si duhet sepse ishin të detyruar ta mbrojnë në Kuvend, që të mos mbesin pa të në”, tha Brane Petrushevski, Deputet i VMRO-DPMNE-së.

LSDM-ja vazhdon të mbron qëndrimin se interpelanca ishte farzë sa për të mbuluar marrëveshjen që sipas tyre Kocevski e ka me VMRO-DPMNE-në për mos t’i hetuar funksionarët e tyre. Socialdemokratët mbrojnë qëndriminb se interpelanca nuk kishte fuqi politike dhe se Qeveria u gjet para aktit të kryer për ta mbështetur.
Kocevski tashmë disa ditë pas interpelancës mbetet i pakapshëm për opinionin. Interpelanca ndaj tij u pranua dhe votua pikërisht për veprimet e tij në hetimin për tragjedinë e Koçanit. Përveç interpelancës, Qeveria e mban pezull vendimin për shkarkimin e tij me akuzat se ka abuzuar me autoritetin e tij dhe ka cenuar hetime./Alsat

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme