“VMRO ka bashkëpunuar me shqiptarët”! Fërçkovski: Këtë histori duhet ta mësojmë

Nxënësit në librat e historisë fare nuk mësojnë për bashkëpunimin  që e ka pasur Organizata revolucionare maqedonase VMRO me shqiptarët para vitit 1945, thа profesori universitar Lubomir Fërçkovski në emisionin Click Plus. Ai shtoi se shqiptarët dhe maqedonasit kanë pasur ushtri të përbashkët, por fatkeqësisht, sic thotw, kjo pjesë e historisë është fshehur.

“VMRO ka bashkëpunuar me shqiptarët. Me askend tjetër, as me grekët, as me tuqit, e as me bullgarët, vetëm me shqiptarët. Bashke kanë pasur çeta dhe ushtri. Këtë histori nuk e mësojmë. Atë histori duhet ta mësojmë. Kjo është tash histori e rëndësishme dhe bazë e sistemit politik”, tha Lubomir Fërçkovski – profesor universitar.

Fërçkovski foli edhe për kontestin e shtetit me Bullgarinë. Tha se Bullgaria kërkon precedent të rrezikshëm.  Shton se edhe nëse Bullgaria nuk lëshon pe, Bashkimi Evropian duhet të reagojë pasi që nuk mund të negociohet me gjuhën dhe identitetin.

“Ne po përpiqemi t’i bindim aleatët të bëjnë presion, gjithashtu për të parë situatën, nëse bullgarët janë plotësisht të vetmuar në BE, sepse kjo është e rëndësishme, sepse ajo që Bullgaria po kërkon nga ne është një precedent, shumë i rrezikshëm, sepse ata kanë suumë çështje të tilla të hapura”, shtoi Lubomir Fërçkovski – profesor universitar.

Ndër tjerash Fërçkovski tha se vendi ynë në periudhën 1992-1996 ishte qendra e CIA-s. Prania e amerikanëve gjatë pavarësisë në vitin1992 me tensionin me Serbinë, praktikisht qendra e CIA ishte në Maqedoni nga 1992 deri në vitin 1996, gjatë luftës në ish Jugosllavi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme