VMRO kërcënon LSDM-në dhe BDI-në, do të keni probleme

Çdo parti që do të marrë vendim të formojë koalicion pa partinë e cila ka fituar më shumë vota dhe me mbështetje nga populli në zgjedhje, duhet ta dijë se në të njëjtën kohë merr vendim që të ballafaqohet me problem në të ardhmen, të natyrshme për situatën kur injorohet vullneti i shumicës së qytetarëve. Kjo është përgjigja që VMRO-DPMNE-ja i ka dhënë ambasadores së OSBE-së në Republikën e Maqedonisë, Nina Soumalainen, në pyetjen nëse për ta do të ishte i pranueshëm një koalicion qeveritar i formuam nga LSDM. Në njoftimin me shkrim lëshuar nga kabineti i Gruevskit, në mënyrë të tërthortë përcillen edhe porosi ndaj partnerit të deritanishëm në koalicion, BDI-së duke e rikujtuar se nëse tani shkel parimin fituesi me fituesin, në të ardhmen do të përzihen nga selia e VMRO-së, nëse shkojnë për t’u thirrur në këtë parim.
“Tani kur VMRO-DPMNE është fitues, edhe nga jashtë edhe nga brenda harohet ky princip. Të gjithë duhet ta dijnë se nëse një herë shkelet ky princip, e njëjta do të shndërrohet në një proces të pakthyeshëm. Nuk mundet ai princip të vlejë sipas nevojës, vetëm kur dikujt i konvenon dhe më kjo pastaj nuk është princip. Nëse tani evotiohet ky princip dhe me vetëdije shkilet, secili që në të ardhmen kur do të ndryshojnë rrethanat, do të mendojë të vijë dhe përsëri të mundohet të na bind ta vendosim atë princim, duhet ta dijnë se pa diskutim do të përjashtohet nga shtabi i partisë, ndërsa partia do të koalicionojë me kend të vlerësojë se është më së miri për vetë partinë dhe vendin, siç është edhe në shtetet e tjera”, kanë thënë nga VMRO-DPMNE.
Nga ana tjetër, pas takimit të djeshëm, sot në LSDM nuk ka pasur asnjë aktivitet përafrimi ose konsultimi me partitë shqiptare. Zëdhënësi Petre Shilegov duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve tha se gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar vetëm konsultime brendapartiake.
“Ditën e sotme e shfrytëzojmë për konsulta të brendshme partiake. Në rast se ka takime të reja do të njoftoheni në kohë”, ka thënë Petre Shilegov, LSDM.
I pyetur për vizitën e komisarit Han këtë të enjte në Shkup, Shilegov tha se si parti presin që gjatë kësaj vizite të konstatohet se qytetarët kanë votuar për ndryshim dhe se vendit i nevojitet një Qeveri politike dhe stabile që do të zbatojë reformat e nevojshme./Shenja

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme