Në Kuvend kanë vazhduar edhe sot takimet e VMRO-DPMNE-së me grupet parlamentare për propozimin për një njësi zgjedhore.
– Advertisements –
Sipas partisë opozitare, kreu i Kuvendit duhet ta procedojë nismën më tej në procedurat parlamentare dhe të arrihet konsensus për detajet rreth saj.
“VMRO-DPMNE-ja si grup parlamentar dhe si parti politike e mbështet modelin zgjedhor me një njësi zgjedhore. Në të ardhmen duhet të biem dakord me pragun zgjedhor që do të zbatohet. Atë që deri tani e kemi dëgjuar në opinion është se LSDM-ja mbështet një njësi zgjedhore. Këtë e kemi dëgjuar gjatë pesë viteve të fundit dhe e vlerësojmë si të absorbuar. Por ajo që do të donim është që LSDM-ja të japë mbështetje që ky propozim i partnerëve të tyre të koalicionit sa më shpejt të vijë në debat në komision që të mund të deklarohemi të gjithë dhe ta përmirësojmë tekstin”, tha Antonio Milloshoski, VMRO-DPMNE./ Alsat.mk