VMRO: LSDM përmes Filipçes dhe Zaevit i mundësuan Grubit të kryej keqpërdorime në Llotarinë Shtetërore

“Zaev dhe Filipçe me vetëdije e përkrahën BDI-në në krimet e tyre. Duke ditur krimet, LSDM nuk ka nisur procedimin ndaj Grubit, sepse pushteti do t’i kishte rënë. LSDM përmes dyshes Zaev dhe Filipçe, i mundësoi Grubit të kryejë krime tek Lotaria”, thuhet në komunikatën e OBRM-PDUKM-së.

Nga partia në pushtet thonë se Grubi nuk mund ta bënte veprimet në Lotarinë Shtetërore pa e ditur LSDM-ja.

“Duke heshtur dhe duke mos marrë asnjë masë, LSDM janë bashkëpunëtorë në krim, për të qëndruar edhe disa ditë në pushtet. Po të mos ishin Zaev dhe Filipçe, krimi i Grubit dhe BDI-së nuk do të ishte i mundur. Grubi dhe BDI e kishin kthyer Lotarinë në një kompani private, përmes së cilës shpërndanin tenderë dhe para. Përpjekjet e dëshpëruara të LSDM-së për të mbuluar krimin dështuan. Prandaj, qytetarët lexuan përpjekjet e tyre destruktive për të qëndruar në pushtet dhe i ndëshkuan në zgjedhje. VMRO ka shtatë vite që flet për krimin e Grubit. Duhet të ketë drejtësi dhe përgjegjësi!”, thuhet në deklaratën e VMRO-së.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme