VMRO, ndryshime në ligjin për “branitellat” shqiptarët, heshtje për statusin e ish UÇK-së

Gazetare: Ajnur Bafqari

VMRO-DPMNE javën tjetër do të dorëzojë në kuvend propozim ndryshimet ligjore për dëmshpërblim të “Branitellave”. Deputeti i kësaj partie Dragan Kovaçki pret mbështetje edhe nga deputetët e LSDM-së.

“Përfunduam me përgatitjet për ndryshimet ligjore për dëmshpërblim të familjeve të të vdekurve dhe lënduarve nga radhët e ’branitellave’ që nuk janë dëmshpërblyer deri më tani. Gjatë kësaj jave ne atë ligj do ta dorëzojmë, pres konsensus të gjerë lidhur me këtë çështje, pres mbështetje edhe nga LSDM”, tha Dragan Kovaçki, Deputet I VMRO-DPMNE-së.

Por paralelisht edhe partia “Dinjiteti” që është në koalicion me LSDM-në, është në përfundim të një iniciative të ngjashme me atë të VMRO-DPMNE-së dhe të njejtin do ta dorëzojnë në Kuvend.

“Këtë javë kisha takim me koordinatorin e LSDM-së, Jovan dhe tashmë jemi marr vesh për detajet…. Është koha e fundit që të zgjidhet ky problem, nuk bëhet fjalë për shumë të holla, ndërsa ekziston disponim edhe tek deputetët e shumicës edhe siç e pamë edhe tek deputetët e VMRO-DPMNE-së ”, u shpreh Stojançe Angellov, kreytar i Dinjitetit.

Partitë shqiptare nuk u përgjigjën nëse do t’i mbështesin këto ndryshime ligjire, dhe as nëse do të ndërmarrin ndonjë nismë konkrete për zgjidhjes e statusit të ish luftëtarëve të UÇK-së. Nga Aleanca për Shqiptarët, thonë se propozimi i VMRO-DPMNE-së është një lojë e re që ka për qëllim nxitjen e tensioneve për përfitime politike.

“Ligji për branitellat, ligji për amnisti të 27 prillit dhe shumë veprime të tjera të ngjashme, kanë për qëllim të defokusojnë opinionin dhe të pengojnë hapjen e bisedimeve me BE-në”, thonë nga Aleanca Për Shqiptarët.

BDI-ja, pa koment. Megjithatë anëtarë i kryesisë së BDI-së Fatmir DEhari pak kohë më parë u shpreh kritik se kjo parti nuk ka bërë sa duhur për ish luftëtarët UÇK-së, përderisa statusi i tyre nuk është zgjidhur, siç thotë, në letër.

“Kam pasur një qasje kritike të vetë raportit që e ka dorëzuar zotëri Grubi në kryesinë e BDI-së, ku në atë raport nuk është përmendur se kush është qasja rreth temës për të cilën folët ju. Vazhdoj përsëri të ngrejë zërin që një nga temat kryesore të forcës së BDI-së politike, çështjet kryesore të jetë e lidhur ngusht me UÇK-në, në kuptimin edhe të historisë së saj edhe zgjidhjes së problemeve të pazgjidhura që na kanë ngelur, të ushtarëve apo të vazhdimit të trajtimit të ushtarëve, apo zgjidhjes së problemeve qoftë në korrniza ligjore apo në forma tjera”, tha Fatmir Deari, anëtar i kryesisë së BDI-së.

Nga LSDM nuk komentojnë nëse do ta mbështesin iniciativën e VMRO-DPMNE-së dhe as nëse do ta mbështesnin një propozim ligj eventual për zgjidhjen e statusit të ish ushtarëve të UÇK-së.

Ndërsa nga VMRO-DPMNE nuk duan të komentojnë nëse do të ofronin mbështetje për një propozim ligj eventual për zgjidhjen e statusit të ish ushtarëve të UÇK-së, pasi siç thonë, deri më tani për një propozim të tillë nuk është bërë fjalë. Paralajmërimet për propozim ndryshime në ligjin për ‘branitelat’ erdhën gjatë shënimit nga delegacionet shtetërorë të ngjarjeve në kalanë e Tetovës të vitit 2001./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme