VMRO: Ndryshimet janë për amnistimin e funksionarëve të LSDM-së dhe BDI-së

Gazetare: Fatlume Dervishi

Ndryshimet e Kodit penal që u miratuan një ditë më parë me procedurë që zgjati as dy ditë të plota në Kuvend, sipas VMRO-DPMNE-së, janë për amnistimin e funksionarëve të LSDM-së, shkruan Alsat.

“Këto ndryshime ligjore janë për faljen e të gjithë ministrave dhe drejtorëve të LSDM-së dhe BDI-së nga viti 2017 e deri më sot, për të gjithë tenderët dhe prokurimet në TEC Manastir, ELEM, M-Nav, MPB, gjegjësisht për të gjithë ata që ishin përmbarues dhe pomponin paratë e shtetit me shuma milionëshe. LSDM dhe BDI po përgatiten për opozitë, e dinë se nuk do ta kenë nën kontroll Prokurorinë dhe gjykatat kur të ndërrohet qeveria”, tha Eli Panova, VMRO-DPMNE.

LSDM-ja beson se këto ndryshime do ta përforcojnë llogaridhënien.

“Kjo nënkupton gjithashtu rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit në luftën kundër krimit, gjë që është veçanërisht e rëndësishme. Ndryshimi i Kodit Penal është edhe në drejtim të harmonizimit me legjislacionin evropian, pasi arrihet në përputhje të plotë me Direktivën 2014/42 të BE-së për ngrirjen dhe konfiskimin e sendeve dhe përfitimeve pasurore të përfituara nga vepra penale”, thonë nga LSDM.

Për ndryshimet ligjore votuan 48 deputetë të shumicës, kundër votuan 36 deputetë kryesisht nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së kurse një ishte i përmbajtur. / Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme