VMRO: Qeveria punon për të afërmit e BDI-së / Euromaks: Dëmshpërblimi, deri 1 miliardë euro

Gazetar: Adnan Qaili

Prishja e njëanshme e marrëveshjes për minierën në rajonin e Strumicës nga Qeveria ndaj koncesionerit, sipas VMRO DPMNE-së i hap rrugë një aksionari të ri për të eksploatuar pasurinë natyrore me bakër. Nga opozitarja maqedonase thonë se familja Destani nga Tetova, e afërt me BDI-në dhe LSDM-në ka blerë një pjesë të aksioneve të kompanisë “Euromax Resources”, e cila fillimisht kishte marr tenderin për minierën.
Zëdhënësja Marija Miteva thotë se pas ndërprerjes së koncesionit, “Illovica” do të bëhet me pronar të ri, e cila aludon që partnerët qeveritar do të lejojnë bashkimin e koncesioneve për minierat “Illovica-Stuka”.

“Qeveria e LSD-së dhe BDI-së lejoi që kompania e Destanit të hyjë në një minierë që ata vetë konfirmuan se nuk do ta hapte. Në përputhje me ligjin, qeveria dha pëlqimin, pa të cilin Destani nuk mund të merrte pjesë në kompani dhe të bëhej koncesionar i Ilovica-s. Destani bleu një aksion në kompani dhe blerja u lejua nga vetë qeveria e LSD dhe BDI. Dhe kjo në një kohë kur qeveria ka ndërprerë koncesionin, dhe ka një kontest para Gjykatës Administrative”, tha Marija Miteva, Zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së.

Nuk janë të qarta qëllimet e qeverisë, thonë nga VMRO, a duan që të hapet miniera duke mos e ditur se çfarë standardesh do të përdoren dhe a do të kontaminohet toka në Strumicë, apo duan të marrin paratë nga vendimi i arbitrazhit dhe të mbledhin qindra milionë pa bërë asgjë? Në fakt për dëmshpërblimin që rrezikon shteti ti paguaj gjobë kompanisë zvicerano-kanadeze, vlerësimet e tyre fillestare janë se totali i dëmeve që potencialisht do të refondoheshin, shkojnë në mbi 1 miliard euro, pa kamatë të llogaritur.

“Vendimi i Qeverisë për bashkimin e koncesioneve i datës 27.06.2023 është miratuar në procedurë që ka nisur pas Kërkesës për bashkimin e koncesioneve nga 2016, për të cilën, sipas Gjykatave Administrative, Qeveria ka detyrimin të vendosë përpara se të ndërmarrë ndonjë veprim tjetër. Vlerësimet fillestare janë se totali i dëmeve që potencialisht do të mblidhen nga Buxheti shkojnë në mbi 1 miliard euro, pa kamatë të llogaritur”, u shpreh Euromax Resources, Koncesioneri i Minierës.

Kompania për prodhim, shitje dhe shërbime Euromax Resources DOO Shkup në janar të vitit 2016, në pajtim me nenin 61 të Ligjit për burime minerale, ka paraqitur kërkesë për bashkimin e koncesioneve për projektin “Ilovica-Shtuka. Sipas të njëjtit Ligj, vendimi për bashkimin e koncesioneve merret nga Qeveria pas marrjes së propozimit të arsyetuar nga Ministria e Ekonomisë, e cila është e detyruar të kontrollojë vendin dhe të përgatisë Procesverbal. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme