VMRO-VLEN nisin negociatat për qeverinë e re

Gazetar: Suad Bajrami

Negociatat për formimin e qeverisë po shkojnë në drejtim të duhur. Ky është komenti i kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili bashkë me nënkryetarët e partisë, qëndroi mbi dy orë e gjysmë në zyrat e koalicionit VLEN, ku për të diskutuar për formimin e qeverisë, u prit nga liderët e opozitës shqiptare, Arben Taravari, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi.

Mickoski, nuk dha detaje nëse në takim është diskutuar për ndarjen e resorëve, apo për çështjen e ndryshimeve kushtetuese, por paralajmëroi se opinioni do të informohet nëpërmjet komunikatës.

“Do të ketë së shpejti kumtesë, do ta informojmë opinionin. Në drejtim të duhur. Do të ketë për shkurt kumtesë, për gjithçka do të ketë në kumtesë”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Edhe nga koalicioni VLEN, nuk dhanë detaje për takimin, por vetëm deklaruan se bisedimet po shkojnë në drejtim të duhur.

“Siç jeni edhe dëshmitarë sot, ishin përfaqësuesit e partisë politike VMRO-DPMNE në zyrat e VLEN së bashku në takim për fillim të negociatave me liderët e koalicionit VLEN. Negociatat shkojnë në drejtim të duhur dhe më vonë do të informohen me komunikatë për detajet”, u shpreh Bashkim Bakiu, koalicioni VLEN.

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, dje ka mbajtur takim me përfaqësuesit e partive të koalicionit “Maqedonia e jotja”, me të cilët bashkë ka garuar në zgjedhjet parlamentare. Nënkryetari i partisë, Timço Mucunski dje në intervistën për Alsat tha se në takim është diskutuar për tre postulatet kryesore të qeverisë së ardhshme, gjegjësisht zhvillimin ekonomik, sundimin e së drejtës dhe rrugën e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Të njëjtat postulate, do të jenë pjesë e negociatave edhe me koalicionin VLEN./Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme