VOA komenton goditjen ndaj Majkos, Xhafës, Bushatit e Kodhelit…

“Zëri i Amerikës” i ka kushtuar një rëndësi të madhe faktit që kryeministri Rama spostoi dhe largoi gjithë figurat kryesore historike të PS, duke i zëvëndësuar me njerëz pa kontribute politike.

“Zëri Amerikës” citon në mënyrë të veçantë faktin që themeluesi i Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj spostohet i 23-ti në Tiranë pas Arben Ahmetaj, Elisa Spiropalit dhe disa emrave pa identitet në PS, praktikisht në zonën e humbjes së sigurt.

Gjithashtu, kryeministri u hakmor ndaj Ditmir Bushatit, duke mos e futur fare në listën e PS-së.

“Disa figura të tjera socialiste si ish ministrja e Mbrojtjes, dhe Kryetarja aktuale e Komisionit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Mimi Kodheli, apo dhe ish kryeministri e Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko, janë renditur në zona të rrezikuara të listës.

Akoma më e habitshme, ishte renditja si i 23-ti në listën e Tiranës, të ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa. Mbetet i paqartë kriteri i përdorur nga PS në rastin e zotit Xhafa, aq më tepër kur socialistët, synojnë sërish të përdorin edhe në këto zgjedhje, Reformën në Drejtësi, si një prej kuajve kryesorë të betejës së tyre elektorale, ndërkohë që ai ishte njeriu që udhëhoqi të gjithë procesin e reformës.

Megjithatë ndryshimet e fundit në Kodin elektoral, i mundësojnë një kandidati të kërcejë në pjesën fituese nëse ai arrin të marrë personalisht, së pari mbi 10 mijë vota, e së dyti që këto vota të jenë më të mëdha në numër se sa të një prej kandidatëve që renditen në zonën e sigurt. Dhe pjesa e parë e listës në Tiranë, ka jo pak emra që mund ta kenë të vështirë të marrin një mbështetje të gjerë elektorale”, shkruan mes të tjerave Zëri i Amerikës.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme