VOA: Rama, në qendër të kritikave për marrëdhëniet e tij me median

ëri i Amerikës

Kryeministri Edi Rama reagoi ndaj raportit të Reporterëve pa Kufij, duke e vlerësuar çështjen e lirisë së informacionit si një nga më të rëndësishmet.

Ndërsa shprehet falenderues për raportin, zoti Rama nuk komentoi gjetjet specifike për Shqipërinë, por në postimin e tij në rrjetin social X, shkruajti se “ne do ta analizojmë me kujdes, do të konsultohemi me të gjitha palët e interesuara dhe do të ndërmarrim veprime të mëtejshme për të përmirësuar mjedisin mediatik, për të mbrojtur lirinë e informacionit, për të luftuar dezinformimin dhe për të forcuar të drejtat e gazetarëve”.

Kryeministri shqiptar shprehet i shqetësuar, siç thotë ai, “nga gjetja kryesore e raportit se liria e medias është nën kërcënim në të gjithë botën” dhe zotohet se qeveria e tij do të marrë të gjitha masat për t’iu kundërvënë kësaj prirjeje.

Zoti Rama ka qenë shpesh në qendër të kritikave për marrëdhëniet e tij, gati të tendosura me përfaqësuesit e medias. Reagimi i sotëm ndryshon nga qëndrimet kritike që ai ka mbajtur më herët ndaj raporteve mbi gjendjen e shtypit në Shqipëri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme