Vodhën një makinë dhe e shitën, arrestohen tre të rinj në Tepelenë

Policia ka vënë në pranga tre të rinj, të moshës 17, 18 dhe 24 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin, vodhën një makinë në Tepelenë dhe e shitën atë në Gjirokastër.


Gjatë kontrollit në automjetin në pronësi të 18-vjeçarit., shërbimet e Policisë gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 2 grirëse për lëndët narkotike dhe 2 thika.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Tepelenë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Nearby”, për zbardhjen e një vjedhjeje të kryer 2 ditë më parë.

Vodhën 1 automjet në Tepelenë dhe e shitën në Gjirokastër, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas. Gjendet dhe sekuestrohet automjeti.

Sekuestrohen edhe një sasi e vogël lënde narkotike Cannabis Sativa, 2 grirëse për lëndët narkotike dhe 2 armë të ftohta (thika), që u gjetën në automjetin e njërit prej të arrestuarve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me Seksionin Operacional të DVP Gjirokastër, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, në kuadër të operacionit “Nearby”, për zbardhjen e vjedhjes së një automjeti, në qytetin e Tepelenës, kanë identifikuar, kapur dhe ndaluar shtetasit:

  1. P., 24 vjeç, F. H., 18 vjeç dhe një 17-vjeçar, të tre banues në Tepelenë.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 26.05.2025, kanë vjedhur në Tepelenë, automjetin e shtetasit F. C., banues në Tepelenë, dhe e kanë shitur në Gjirokastër.

Gjatë kontrollit në automjetin në pronësi të shtetasit F. H., shërbimet e Policisë gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 2 grirëse për lëndët narkotike dhe 2 thika.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme