Dy persona janë arrestuar në Leposaviq.
Policia ka njoftuar se të njëjtit janë arrestuar në dyshimin se kanë vjedhur një veturë me targa të Serbisë, pronë e ankuesit mashkull kosovar.
Pas hetimeve dhe intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për hetime të mëtejshme.
Leposaviq / 18.01.2025 – 20:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë vjedhur një veturë me targa të Serbisë e cila ishte pronë e ankuesit mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.