Vodhi kamionçinën dhe u përplas me disa automjete të parkuara, arrestohet 62 vjeçari në Kamëz

Një 62 vjeçar është arrestuar nga policia e Kamzës ditën e sotme pasi rreth orës 2 të natës vodhi një kamioncinë nga një parking privat, e më pas u përplas me disa automjete të parkuara kur po largohej nga vendi.


E gjithë kjo ngjarje ndodhi në Paskuqan 2, nga 62 vjeçari me iniciale N.Ch, banues në Korfuz.

Autori akuzohet për veprat penale “Vjedhja”, neni 137, “Shkatërrimi i pronës”, neni 150 dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar sipas nenit 291 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Njoftimi i policisë

Kamëz

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin N. Ch., 62 vjeç, banues në Korfuz, për veprat penale “Vjedhja”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ky shtetas, më datë 19.05.2024, rreth orës 02:00, në Paskuqan 2, në një parkim privat, ka vjedhur një automjet tip kamionçinë, dhe gjatë tentativës për tu larguar është përplasur me disa automjete të parkuara. Pas testimit me AquilaScan, 62-vjeçari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme