Kryetarja e rajonit spanjoll të Madridit ka dhënë dorëheqjen pasi akuzohet për vjedhje në një dyqan. Akuza e re për Cristina Cifuentes vjen vetëm pak javë pasi u akuzua për falsifikim të diplomës së masterit.
Cifuentes e dënoi si sulm personal botimin e një videoje nga viti 2011 ku ajo shihet teksa dorëzon tek një roje i sigurisë artikujt e marrë në një supermarket, që sipas mediave dhe politikanëve ishin vjedhur prej saj.
Pretendohet se kryebashkiakja kishte marrë dy kuti me krem anti-plakje me vlerë 40 €. Zonja Cifuentes, 53 vjeçe, hodhi poshtë javën e kaluar akuzat për masterin fals, por rezulton se ka dy nënshkrime në dokument, që janë të falsifikuara.
Në kohën kur u regjistrua video, ajo ishte numri dy në Asamblenë e Madridit dhe është i çuditshëm fakti se ajo pranoi se regjistrimi ishte i vërtetë.
“Ishte një gabim i pavullnetshëm dhe po përdoret për të shkuar përtej çështjeve politike, është personale. Isha tashmë objektivi i shantazhit dy vjet më parë për këtë video, por këtë herë po ju them që keni kaluar vijën e kuqe,” tha ajo.
https://www.youtube.com/watch?v=3v6z_pFEZ4k
Skandalet bombastike që rrethojnë zonjën Cifuentes kanë goditur gjithashtu Universitetin e Mbretit Juan Carlos, nga i cili ajo mori diplomën e falsifikuar. Kreu i institutit të saj ligjor është pezulluar pasi fillimisht mbështeti presidenten e rajonit të Madridit. Zëvendësdrejtori i institutit më herët kishte dhënë dorëheqjen në shenjë proteste për nënshkrimet e falsifikuara në diplomën e saj.
Një figurë e shquar në partinë në pushtet të Spanjës, Partido Popular, zonja Cifuentes ishte vendosur tashmë nën presionin e kundërshtarëve politikë për të dhënë dorëheqjen për shkak të çështjes së shkollës dhe vjedhjes.
Ajo tha një konference shtypi të mërkurën se kishte planifikuar të njoftonte dorëheqjen e saj javën e ardhshme, por e kishte paraqitur atë më përpara në kuadër të një përgjigje për pohimet e fundit.
Dorëheqja e saj është një goditje ndaj kryeministrit Mariano Rajoy, partia e të cilit është përballur me një sërë skandalesh korrupsioni. Duke hequr dorë, ajo shmangu një mocion mosbesimi, për të cilin ajo tha se do ta çonte Madridin nën kontrollin e partive të krahut të majtë socialist dhe Podemos.
Ndërkohë Rajoy tha se presidentja e qeverisë rajonale të Madridit kishte bërë gjënë e duhur me dorëheqjen.