Vodhi stoli ari në vlerë 10 mijë euro, policia kap hajnin

Të martën në një argjendari në Prishtinë ka ndodhur një grabitje, ndërsa i dyshuari kishte ikur nga vendi i ngjarjes. Policia e Kosovës bën të ditur se i njëjti është arrestuar të mërkurën

Rasti kishte ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku i dyshuari L.B, 31-vjeçar kishte grabitur stoli ari në vlerë prej 10 mijë eurosh.

“Rasti ka ndodhur në një argjendari në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku një person i dyshuar ka arrit që nga aty të marr një sasi të stolive të arit (vlera rreth 10000 euro) dhe të largohet nga vendi i ngjarjes. Reagimi i shpejtë i policisë si dhe masat e koordinuara operative, kanë rezultuar me kapjen e personit të dyshuar: L. B, mashkull, 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, që dyshohet me bazë të jetë i përfshirë në rast”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia bën të ditur se të mërkurën mbrëma ka arritur ta arrestojë 31-vjeçarin, të cilit i ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të arit e cila besohet të jetë e vjedhur.

“Të njëjtit policia i ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të stolive të arit ( dyshohet e vjedhur). si dhe gjësende të ndryshme të cilat mund t’i shërbejnë ndriçimit të plotë të këtij rasti apo ndërlidhjes së tij me raste të tjera, të natyrës së njëjtë. Personi i dyshuar pas intervistimit nga ana e policisë me rekomandimin e prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh”, theksohet në komunikatë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme